Nënkryetarja e Prishtinës me nismë për renovimin e këndeve të lojërave në kryeqytet (video)

23 korrik 2026 | 13:01

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë me dije një iniciativë të re të Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve, e cila synon identifikimin dhe renovimin e lodrave të dëmtuara në këndet e lojërave në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Këtë nismë mund ta ndihmojnë edhe qytetarët përmes raportimit të lodrave të dëmtuara në këndet e lojërave.

Sipas njoftimit, çdo raportim do të shqyrtohet nga ekipet e Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve, të cilat do të planifikojnë ndërhyrjet për riparimin dhe renovimin e lodrave.

Qëllimi i kësaj iniciative është që këndet e lojërave të jenë më të sigurta dhe funksionale për fëmijët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Shpend Ahmeti…