Kryetari i Obiliqit thotë se brenda objektit të një ish-shkolle janë gjetur “sende të dyshimta”

08 shtator 2026 | 15:26

Në objektin e ish-shkollës teknike në Obiliq janë gjetur “gjësende të dyshimta”, si dhe një gropë e madhe në bodrumin e saj, sipas kryetarit të komunës.

Në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë (REL), kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi tha se janë gjetur thasë të varur brenda objektit dhe se ka dyshime se “mund të ketë edhe varr masiv”.

“Në podrumin e kësaj shkolle janë gjetur disa gjësende shumë të dyshimta, natyrisht që aty shihet edhe një gropë e madhe me ujë që ta jep përshtypjen se ka ndodhur diçka atje”, tha Thaçi.

Pretendimet e tij se mund të ketë varr masiv nuk ishte e mundur të verifikoheshin.

Policia e Kosovës i tha REL-it se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin dhe se për hollësitë publiku do të njoftohet me kohë.

Objekti i shkollës, sipas kryetarit, ka qenë i ozurpuar që nga paslufta nga një familje serbe.

Sipas tij, tani komuna e ka kthyer objektin nën posedimin e vet dhe gjatë pastrimit fillimisht kishte gjetur një ambulancë të struktrurave paralele serbe para dy muajsh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar një nga 51…