Seksi dhe elegante, Rihanna ‘çmend’ fansat me fotot provokuese

23 korrik 2026 | 13:32

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi seksi, ku menjëherë ka marrë gjithë vëmendjen. Ajo shaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, të shkurtër.

38-vjeçarja tregoi format e saj të jashtëzakonshme dhe dekoltenë e bollshme me veshjen që i rrinte pas trupit. Këto imazhe vijnë 10 muaj pasi ajo solli në jetë vajzën e saj, Rocki.

Nëna e tre fëmijëve mori pjesë në një set fotografik me temë plazhi për markën e saj të veshjeve.

Ndërkohë Rihanna kishte flokë të valëzuar biondë dhe një make up që e kombinonte me fustanin seksi.

“Luksoze. Dantellë. Njihuni me dantellën tonë të re, më të butë dhe më elastike”, ka shkruar ylli i muzikës krahas postimit të saj në “ Instagram”.

Menjëherë fansat kanë nisur që të komentojnë në fotot e Rihannës, duke e komplimentuar për paraqitjen e saj mjaft provokuese.

“Shkëlqe si një diamant. A është kjo kopertina e albumit?”, i shkruajnë ndjekësit në postimin që mori menjëherë miliona pëlqime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë me dije një…