Sulmet e fundit nga Houthit, Trumpi: Irani do të mbahet përgjegjës për veprimet e këtij grupi
Pas sulmit ndaj dy anijeve saudite të naftës në Detin e Kuq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar të enjten Houthit, grupin nga Jemeni që mbështetet nga Irani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka thënë se Irani do të mbahet përgjegjës për çdo veprim të Houthive.
“Nëse ata e përsërisin këtë veprim, ShBA-ja do ta mbajë Iranin përgjegjës, duke qenë se Houthitë janë një forcë përfaqësuese e Iranit, dhe do të ushtrohet një ndëshkim i rëndë ushtarak ndaj Iranit dhe, natyrisht, ndaj vetë Houthive. Këta më kanë zhgënjyer thellë, pasi deri më tani kishin vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe të mençur”, ka shkruar Trumpi.
Sulmi ndaj cisternave të naftës ka ndodhur vetëm tri ditë pasi rebelët Houthi kishin shpallur bllokadë ndaj anijeve saudite në Detin e Kuq.



