U siguronin dokumente personave të kërkuar ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

23 korrik 2026 | 16:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot janë realizuar bastisje në tri lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Sipas njoftimit zyrtar, ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, prokuroria ka thënë se janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15 000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë…