Bulliqi falënderon familjen Sejdiu për dhurimin e bibliotekës personale të profesorit Shefki Sejdiu

24 korrik 2026 | 00:42

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për familjen Sejdiu, e cila, përmes Pleurat Sejdiut dhe ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dhuroi Bibliotekës së Qytetit në Podujevë bibliotekën personale të profesorit të ndjerë Shefki Sejdiu.

Në emër të qytetarëve të Podujevës dhe në emrin tim personal, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për familjen Sejdiu, e cila, përmes z. Pleurat Sejdiu dhe ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i dhuroi Bibliotekës së Qytetit në Podujevë bibliotekën personale të profesorit të ndjerë Shefki Sejdiu.

Ky gjest fisnik është një kontribut i çmuar për pasurimin e fondit bibliotekar dhe një dhuratë me vlerë të veçantë për të rinjtë, studiuesit dhe të gjithë dashamirët e librit në komunën tonë.

Profesori Shefki Sejdiu ishte një prej figurave më të respektuara të arsimit në Podujevë. Me përkushtimin, dijen dhe punën e tij të palodhshme, ai edukoi breza të tërë nxënësish dhe la pas një trashëgimi të vyer intelektuale e njerëzore.

Amaneti i tij që biblioteka personale, pas ndarjes nga jeta, t’u shërbente brezave të rinj dhe komunitetit, është dëshmi e dashurisë së tij të pashuar për dijen, librin dhe Podujevën. Sot, falë bujarisë dhe respektit të familjes Sejdiu ndaj këtij amaneti, kjo pasuri do të vazhdojë të jetojë dhe të frymëzojë shumë lexues.

Falënderoj nga zemra familjen Sejdiu për këtë akt të lartë qytetar e atdhetar, i cili ruan dhe përcjell më tej vlerat e arsimit, kulturës dhe dijes.

I përjetshëm qoftë kujtimi për profesorin Shefki Sejdiu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermal Shala është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti…