Rahoveci shkëlqeu në “Hardh Fest 2026”, Smajl Latifi: Festival që na bën krenarë
Është përmbyllur me sukses edicioni i sivjetmë i Festës së Vjeljes së Rrushit – “Hardh Fest 2026”, duke e kthyer Rahovecin edhe këtë vit në një nga qendrat kryesore të kulturës, turizmit dhe traditës së verarisë në Kosovë.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm edicionin e këtij viti, duke falënderuar organizatorët, në krye me Agron Sokolin, si dhe Policinë, zjarrfikësit, QKMF-në, sigurimin, donatorët, mediat dhe të gjithë kontribuuesit.
“Si Komunë, do të vazhdojmë ta mbështesim dhe ta fuqizojmë ‘Hardh Fest’-in, sepse ky festival është krenari për Rahovecin dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vreshtarinë, verën, kulturën dhe mikpritjen tonë”, ka shkruar Latifi në ‘Facebook’.
Në fund, kryetari i Rahovecit ka bërë të ditur se mbështetja për festivalin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke i ftuar të gjithë në edicionin e ardhshëm: “Ju mirëpresim në ‘Hardh Fest’ 2027!”



