City ‘blindon’ Dokun dhe Khusanovin, rinovojnë deri në vitin 2031

24 korrik 2026 | 11:35

Manchester City ka siguruar të ardhmen e dy prej futbollistëve të saj më premtues, Jeremy Doku dhe Abdukodir Khusanov, të cilët kanë vazhduar kontratat me klubin anglez deri në qershor të vitit 2031.

Sulmuesi belg Doku iu bashkua “Qytetarëve” në vitin 2023 nga Rennes dhe është shndërruar në një prej lojtarëve më të rrezikshëm në repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe aftësive të tij në driblim.

Ndërkohë, mbrojtësi uzbek Khusanov u transferua te City në janar të vitit 2025 dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij në repartin defensiv.

Me këto rinovime, Manchester City vazhdon projektin afatgjatë të ndërtimit të skuadrës, duke mbajtur në “Etihad” dy lojtarë që konsiderohen pjesë e rëndësishme e së ardhmes së klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi veteran Nicolas Otamendi ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja…