Kristian Prenga para duelit me Joshua: Kam punuar gjithë jetën për këtë moment
24 korrik 2026
| 13:02
Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka shprehur besim të madh para përballjes së shumëpritur me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.
Në konferencën për shtyp para meçit, Prenga tha se ka punuar gjatë gjithë karrierës për një mundësi të tillë dhe se është i gatshëm t’i tregojë botës vlerat e tij.
“Kam punuar gjithë jetën për këtë, kam pritur gjithë jetën për këtë dhe shpresoj që të shtunën do t’i tregoj botës se kush jam”, u shpreh Prenga.
Përballja mes dy boksierëve do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00.
Prenga, i cili ka 20 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën profesioniste, do të synojë fitoren më të madhe të karrierës ndaj Joshuas.



