Pirlo, favorit për stolin e Italisë

24 korrik 2026 | 15:21

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.

Pas refuzimit të Pep Guardiolës dhe pamundësisë për të arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin, Federata Italiane po e konsideron seriozisht ish-mesfushorin legjendar si opsionin kryesor për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.

Raportimet e fundit e vendosin Pirlon në krye të listës së kandidatëve për postin e trajnerit të Italisë.

Para Pirlos, ishte raportuar se Federata Italiane kishte kontaktuar edhe Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i shkarkuar i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ozgur Ozel,…