Jetmir Bytyqi zgjidhet president i FC Suharekës! 

25 korrik 2026 | 11:36

FC Suhareka ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku, me besimin e delegatëve, Jetmir Bytyqi është zgjedhur president i klubit.

Në këtë kuvend morën pjesë edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku dhe Labinot Ibrahimi, si dhe përfaqësuesja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Suada Berisha.

Pas zgjedhjes, presidenti i ri falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se do të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e klubit dhe arritjen e sukseseve të reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini - Sot, të jesh gazetar në Kosovë…