Bardhyl Mahmuti kujton Adem Demaçin në 8-vjetorin e vdekjes: Njeriu që i dha kuptim rezistencës kombëtare
26 korrik 2026
| 08:34
Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka kujtuar Adem Demaçin në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar atë si simbol të lirisë dhe një nga figurat më të mëdha të historisë kombëtare.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Mahmuti shkroi se Demaçi ishte “njeriu që i dha kuptim rezistencës kombëtare, duke u shndërruar në simbol të lirisë”.
Ai e vlerësoi Adem Demaçin si një kolos të përmasave universale njerëzore, duke përfunduar mesazhin e tij me fjalët:
“Lavdi e përjetshme këtij kolosi të përmasave universale njerëzore!”
Adem Demaçi mbetet një prej figurave më të shquara të rezistencës shqiptare, i njohur për sakrificën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.



