Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë, dy të lënduar

27 korrik 2026 | 22:50

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës, raporton Euronewsalbania.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa gjendja shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari…