Arianit Koci kërkon përgjigje për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Bllacë
27 korrik 2026
| 22:01
Avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në segmentin e autostradës Shkup-Bllacë, ku humbën jetën tre persona.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka bërë të ditur se është angazhuar si avokat i familjarëve të viktimave, Ejup Tërnavës, Xhenet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit duke kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ai ka ngritur disa pyetje lidhur me sigurinë e segmentit, i cili sipas tij ishte zyrtarisht i mbyllur për qarkullim, por nuk ishte i bllokuar fizikisht.



