Arifi: Kurti po sillet me arrogancën e numrave

27 korrik 2026 | 14:13

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se shtatë deputetët e këtij subjekti politik do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Por, sipas tij, pa u plotësuar gjashtë kërkesat e Aleancës, ata nuk do të votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe as për zgjedhjen e presidentit.

Në një bisedë për “RTV21”, Arifi ka deklaruar se Kurti po sillet me arrogancën e numrave, prandaj nuk po i merr parasysh kërkesat e Aleancës.

“Është arrogancë e numrave. Sjellja e tyre ndaj gjashtë kërkesave të Aleancës paraqet një rast tipik të arrogancës së numrave. Nëse ata dëshirojnë të jetojnë me këtë arrogancë të numrave, është në rregull, por nuk i kanë shtatë deputetët tanë, prandaj le ta gjejnë kuorumin diku tjetër. Ne nuk kemi kërkuar favore apo përfshirje në Qeveri”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…