Lladrovci: “Zjarri i Lirisë”, në Kleçkën heroike, është zjarr që buron nga zemra e çlirimtarëve, nga zona e qëndresës

11 shtator 2026 | 20:42

Në Kleçkë, në prani të qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të UÇK-së, Ramiz Lladrovci së bashku me personalitete të kësaj ane, mori pjesë në ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”, me ç’rast ka shkruar se “i presim të pafajshëm çlirimtarët, të liruar nga të gjitha shpifjet e akuzat e armikut tonë shekullor dhe veglave të tyre”.

Postimi i Lladrovcit:

“Zjarri i Lirisë”, në Kleçkën heroike, është zjarr që buron nga zemra e çlirimtarëve, nga zona e qëndresës, rezistencës dhe krenarisë kombëtare për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.

Zjarri i kësaj nate, është mesazh i fuqishëm për bindjen tonë të thellë dhe besimin e palëkundur në drejtësi dhe pafajësinë e Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhës.

I presim të pafajshëm çlirimtarët, të liruar nga të gjitha shpifjet e akuzat e armikut tonë shekullor dhe veglave të tyre.

Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës, Smajl Latifi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti,…