Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

27 korrik 2026 | 22:53

Eksperti i rrjeteve sociale Valon Kerolli, ka folur gjerësisht për aktivitetin e profilit shumë të komentuar “Lule Gjeli”, që ka alarmuar opinionin publik lidhur me përmbajtjen e postimeve duke bërë fushata linçuese ndaj disa figurave të njohura politike në vend.

Kerolli në Rubikon të Klan Kosovës tregoi edhe për aktivitetin e parë të kësaj faqe bazur në monitorimin e bërë.

“Aktiviteti i parë në Facebook në vitin 2020-të si “Lule Gjeli” është kjo foto. Një shoqatë kulturore-politike ruse në Drenicë, i ka pasur 130 anëtarë. Nuk ka shkruar diçka tjetër, po dihet qëllimi që ka enë”, u shpreh Kerolli.

Ai theksoi se kjo faqe ka shumë komente anti-islame si dhe bën komente të vazhdueshme në faqet e Ambasadave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj…