Ferran Torres kërkohet nga PSG-ja

27 korrik 2026 | 16:14

Skuadra franceze PSG ka përshpejtuar përpjekjet për transferimin e Ferran Torres, pasi dështoi të sigurojë shërbimet e Diomandes, i cili zgjodhi Real Madridin.

Sipas mediave spanjolle, kampionët e Francës synojnë të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin spanjoll.

Parizienët kanë gjithashtu marrëveshje me talentin e Monacos, Akliouche.

Largimet e Kolo Muanit drejt Juventusit dhe Barcolës drejt Liverpoolit pritet të hapin vend në repartin ofensiv.

Torres ishte hero i Spanjës pasi në finalen e Kupës së Botës e shënoi golin e fitores ndaj Argjentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, mbetet objektivi kryesor…