Gjergj Dedaj kërkon bashkimin e menjëhershëm të opozitës kundër, siç thotë ai, “kolaboracionistëve antiamerikanë”

27 korrik 2026 | 10:27

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen, duke argumentuar se kjo është në interes të partneritetit euroatlantik dhe të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dedaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për politika që, sipas tij, janë antiamerikane dhe në përputhje me interesat e Serbisë.

Ai ka deklaruar se asnjë formë bashkëpunimi me LVV-në nuk mund të arsyetohet me nevojën për krijimin e institucioneve, duke pretenduar se kjo parti tashmë e ka dëshmuar orientimin e saj politik.

Dedaj ka kritikuar edhe disa liderë të opozitës që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se, sipas tij, ata po veprojnë për interesa personale dhe se do të mbajnë përgjegjësi politike e historike për veprimet e tyre.

Deklaratat e Gjergj Dedajt janë qëndrime të tij personale të shprehura përmes një postimi publik në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i tij:

BASHKIMI IMEDIAT I OPOZITËS KUNDËR KOLABORACIONISTËVE ANTIAMERIKAN NË KOSOVË!

Opozita e Kosovës nese nuk bashkohet për hir të interesit kombëtar dhe partneritetit Euroatlantik, atëhere ai subjekt politik kosovar, është duke vepruar për t’a realizuar strategjinë shoveniste të Dobrica Qosiqit dhe të krijimit të klimes antiamerikane në Kosovë, e cila strategji është në dobi të Serbisë dhe interesave te saja në Kosovë.

Asnjë formë e bashkëpunimit me LVV nuk mund të justifikohet dhe të adresohet si interes për t’i dhënë Kosovês institucione, sepse LVV tashmë ka dëshmuar se strategjia e saj politike është puro antiamerikane dhe në harmoni me realizimin e platformes se Dobrica Qisiqit dhe të Serbisë në Kosovë.

Disa lider të opozitës të cilët kanë treguar gadishmëri për bashkëpunim me Albin Kurtin dhe zgjatjen e klimes antiamerikane në Kosovë, këtë e bëjnë pêr interesa të tyre personale, të sëmuara për pushtet, të tillët do të bartin përgjegjësi politike dhe historike si kolaboracionisr antiamerikan në Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në…