Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

27 korrik 2026 | 13:04

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1-9).

Aplikimi do të bëhet përmes platformës “eKosova” dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh, nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1-9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose aplikuesit. “Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë, si dhe që të dhënat tuaja në ‘eKosova’ janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar MASh-i.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, MASh-i do t’ia dorëzojë AShI-së listën e këtyre rasteve, me qëllim të krijimit të qasjes në “eKosova” për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen përmes emailit në adresën: [email protected].

Linku për aplikim klasa 1-5 

Linku për aplikim klasa 6-9

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas futjes me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për huanë…