Haxhiu pritet të propozohet sërish nga LVV-ja për kryetare të Kuvendit

27 korrik 2026 | 13:15

Albulena Haxhiu do të propozohet serish nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se, ndonëse këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar, emri i Haxhiut pritet të vendoset në mbledhjen e radhës të kryesisë së kësaj partie.

“Jo, deri tash nuk e kemi biseduar atë çështje, por këto do të merren brenda organeve të Vetëvendosjes. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, me gjasë, do të vendoset gjithçka. Por, unë mendoj se kryetaren e Kuvendit e kemi tashmë të vendosur. Ajo është zonja Haxhiu dhe, me gjasë, ky do të jetë po ashtu propozimi i njëjtë”, ka deklaruar Konjufca.

Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës është thirrur për 6 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se është…