Hoxha: Kurti po e lë vendin pa institucione
27 korrik 2026
| 22:03
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e përdor pozitën e tij për interesa politike dhe se po e zvarrit krijimin e institucioneve të reja.
Gjatë një paraqitjeje në Klan Kosova, Hoxha tha se sjellja e Kurtit mund të lidhet me përpjekjen për të ndërtuar një narrativë personale rreth fitoreve të tij politike.
“Ndoshta për të krijuar profil që ndoshta “unë jam bërë 4 herë kryeministër”, “Unë 3 herë i kam fituar zgjedhjet mbi 50%”, se di duket po do ta mbarojë një histori të vetën, se nuk po marrë vesh më se pse duhet ta lëmë vendin pa institucione”, deklaroi ajo.



