Ish-ushtari i UÇK-së takohet me Grenellin: Edhe ai si ne shpreson dhe beson se Thaçi dhe ish-krerët e tjerë do të kthehen së shpejti në Kosovë

27 korrik 2026 | 14:39

Ish-ushtari i UÇK-së, Sadri Shala ka njoftuar se së fundmi është takuar me ish-emisarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell. Shala tha se Grenell paraqiti para tij besimin se 4-shja e UÇK-së shumë shpejt do të lirohen nga Haga. “Ashtu si ne, edhe z. Richard Grenellshpreson dhe beson se Presidenti z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe z. Jakup Krasniqi do të kthehen së shpejti në Kosovë”, tha ai. Në këtë takim, Shala tha se ndër tjera, e ka njoftuar Grenellin rreth letrës së vajzës së tij drejtuar presidentit Trump, në të cilën kërkohej drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ai u emocionua teksa lexonte letrën që vajza ime, Elona, ia kishte shkruar Presidentit Donald Trump, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e çlirimtarëve tanë, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Kosovën e presin ditë më të mira. Miqësia dhe partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten ndër shtyllat më të forta të shtetit tonë. Me besim, unitet dhe drejtësi, e ardhmja do të jetë më e mirë për vendin tonë”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar…