Mourinho i prerë me Asencion: Nuk je pjesë e planeve të mia te Real Madridi
27 korrik 2026
| 14:54
Mbrojtësi spanjoll Raul Asencio nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho për sezonin e ri, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.
Sipas gazetarit Sergi Valentin, Mourinho i ka bërë të qartë futbollistit se nuk llogarit në shërbimet e tij, çka ka bërë që Real Madridi dhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, të nisin kërkimet për një klub të ri.
Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar, Asencio dëshiron të vazhdojë karrierën te Real Madridi dhe nuk është i gatshëm të largohet lehtë nga “Santiago Bernabeu”.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e klubit madrilen do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll gjatë afatit kalimtar veror.



