Elbasan Rashani rikthehet në Norvegji, i bashkohet Valerengas

11 shtator 2026 | 14:03

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, është rikthyer në futbollin norvegjez, duke iu bashkuar Valerengas si lojtar i lirë.

Pas largimit nga Melbourne City, 33-vjeçari ka vendosur të rikthehet në futbollin elitar të Norvegjisë, ku Valerenga bëhet skuadra e tretë norvegjeze në karrierën e tij, pas aventurave me Odd dhe Rosenborg.

Rashani, vitin e kaluar, ishte pjesë e Elches në ligën e dytë spanjolle, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Melbourne Cityt në Australi. Me klubin australian, ai bëri 18 paraqitje gjatë sezonit të kaluar.

Gjatë karrierës së tij, Rashani ka luajtur edhe në Francë, Turqi, Danimarkë dhe Spanjë.

Rikthimi në Norvegji i jep Rashanit mundësinë për të vazhduar karrierën në një kampionat që e njeh mirë dhe ku më herët ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në edicionin…