E papritur, edhe Flaka Loxha eliminohet në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë
11 shtator 2026
| 12:21
Edhe Flaka Loxha e ka mbyllur shumë herët aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos, që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare është eliminuar në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Loxha u mposht nga xhudistja japoneze Haruka Funakubo.
Në këtë kategori garoi edhe Fatjona Kasapi, e cila po ashtu u eliminua në raundin e parë.



