Grand Slami i Hungarisë: Fatjona Kasapi eliminohet qysh në raundin e parë
11 shtator 2026
| 10:19
Fatjona Kasapi e ka përfunduar shumë herët aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare u eliminua qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen me italianen, Kenya Perna, Kasapi pësoi humbje, duke e përfunduar shumë shpejt eksperiencën e saj në këtë garë.
Sot garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.



