Trajneri i Muriqit jep dorëheqjen në mes të konferencës, por presidenti nuk e pranon

11 shtator 2026 | 11:35

Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas barazimit 1:1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Kartal e ka bërë të ditur vendimin gjatë konferencës për media pas ndeshjes, duke thënë se ka vendosur të largohet për t’i hapur rrugë klubit dhe se vendimi i tij është përfundimtar.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim, ka deklaruar se nuk e pranon dorëheqjen e trajnerit dhe se Kartal do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

“Përderisa jam këtu, Ismail Kartal është trajneri i Fenerbahçes. Ai nuk mund të largohet derisa të largohem unë”, ka deklaruar Yildirim.

Kartal ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës ndaj Romës, duke thënë se Fenerbahçe kishte zhvilluar një ndeshje të mirë dhe se mund të kishte marrë edhe fitoren.

Fenerbahçe kaloi në disavantazh me golin e Bryan Cristantes, ndërsa Archie Brown barazoi rezultatin. Skuadra turke pati mundësi për ta shënuar edhe golin e fitores në fund të ndeshjes.

Kartal ishte rikthyer në Fenerbahçe në qershor dhe kjo ishte periudha e tij e katërt si trajner i klubit. Ai e udhëhoqi skuadrën drejt rikthimit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve pas 18 vjetësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…