Hoxhaj: Kjo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës

11 shtator 2026 | 11:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se situata politike në Kosovë gjatë dy viteve të fundit përbën, sipas tij, “pengmarrje të Republikës së Kosovës”.

Hoxhaj, para medieve në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se vazhdimisht janë hapur tema të reja rreth funksionimit të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, presidentit dhe tani nënkryetarëve të Kuvendit.

“Kjo që po ndodh dy muajt e fundit, dy vitet e fundit, është pengmarrje e Republikës së Kosovës. Nëse vitin e kaluar e kemi pasur temën se kush do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, mandej kush do të zgjidhet president i vendit, dhe tash e kemi temën se kush mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit, është vetëm një eufemizëm për atë që Republika e Kosovës është marrë peng. Unë mendoj që kjo situatë është serioze”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Aferdita Dervishi Çështje të përkufizimit Nëse flitet për…