Nis seanca, a do t’i votojë LV-ja të propozuarit e PDK-së dhe LDK-së?

11 shtator 2026 | 11:29

Ka nisur me vonesë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, moszgjedhja e të cilëve ishte bërë shkak për dështimin e konstituimit të Kuvendit në seancën e kaluar, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën për nënkryetar, PDK-ja ka propozuar Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, komunitetet joshumicë joserbe Emilja Rexhepin, ndërsa Lista Serbe Sllavko Simiqin.

Pas propozimeve, Haxhiu ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një konsultë, ndërsa më pas ka bërë të ditur se nuk kanë arritur dakordim për mënyrën e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar më pas se nuk do t’i votojë kandidatët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.

Tash mbetet të shihet nëse kandidatët do të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur dhe për t’i hapur rrugë përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka…