Emri i Kujtim Shalës, Bajrami: Nuk bën ta lejojmë Vetëvendosjen të marrë vendime për partitë e tjera
11 shtator 2026
| 11:23
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e emrit të Kujtim Shalës si kandidat i propozuar nga LDK-ja për nënkryetar të Kuvendit.
Bajrami, në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk duhet lejuar LV-ja të marrë vendime në emër të partive të tjera.
“Nuk bën ta lejojmë Vetëvendosjen të marrë vendime për partitë e tjera”, ka deklaruar Bajrami.
Kujtim Shala është deputet i LDK-së dhe është propozuar nga kjo parti për postin e nënkryetarit të Kuvendit.



