Musliu-Shoshi: Deri më 16 shtator, prioritet është konstituimi i Kuvendit
11 shtator 2026
| 11:26
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur para hyrjes në Kuvend, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive.
Ajo ka thënë se deri më 16 shtator, prioritet për PDK-në mbetet konstituimi i Kuvendit dhe se nuk presin situata të tjera politike gjatë kësaj periudhe.
“Deri më 16 shtator, për ne prioritet është konstituimi i Kuvendit dhe nuk do të kemi asnjë situatë tjetër”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.



