Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit

11 shtator 2026 | 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shprehur mbështetjen për kandidaten e kësaj partie për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun.

Musliu ka publikuar në “Facebook” një fotografi me Çitakun, ndërsa ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk duhet t’i diktojë PDK-së se kë duhet ta propozojë për këtë pozitë.

“Albin Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. PDK-ja nuk do të shndërrohet kurrë në patericë politike, as për Albinin, as për askënd”, ka shkruar Musliu.

PDK-ja ka qëndruar pas kandidaturës së Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve të LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka njoftuar dorëheqjen e tij…