Nagavci: LV-ja e gatshme të vazhdojë me votimin veç e veç të nënkryetarëve

11 shtator 2026 | 11:43

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se LV-ja është e gatshme të vazhdojë me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit veç e veç ose në pako.

Pas konsultimeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, me shefat e grupeve parlamentare, u bë e ditur se nuk është arritur dakordim që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.

Nagavci ka thënë se, në mungesë të dakordimit, votimi mund të vazhdojë një nga një.

“Sikurse e bëra të ditur, por edhe në takimin që kam pasur me shefin e LDK-së, LV-ja është e gatshme të vazhdojë qoftë me votimin veç e veç, qoftë siç e parasheh aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse nuk kemi dakordim, atëherë vazhdojmë me votimin një nga një”, ka deklaruar Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…