Gruda: Nëse LV-ja do të ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, nuk lejojmë
11 shtator 2026
| 11:48
Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare të partive politike, nuk ka pasur konsensus për mënyrën e votimit.
Përparim Gruda nga PDK pasi ka marrë fjalën, ka thënë se sipas aktgjykimit të fundit, për votim të nënkryetarëve duhet të ndiqet praktika e votimit në grup.
Ai ka thënë se nëse LV-ja dëshiron ta ndërrojë mënyrën e votimit vetëm për të bllokuar, atëherë PDK nuk përkrah.
“Aktgjykimi thotë që duhet respektohet praktika e deritanishme parlamentare. Praktika ka qenë votimi në grup. LV-ja ka kërkuar që të votohet në pako. Tash po doni me e ndërruar prapë, për me e ndërruar kërkohet konsensus. Nëse doni me e përdor si mjet bllokade ndërrimin e procedurës, nuk ju lejojmë”, ka thënë Gruda.



