Përparim Rama nis javën me mbledhje pune me drejtorët e Kryeqytetit
27 korrik 2026
| 10:51
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur javën me një mbledhje pune me drejtorët e Kryeqytetit, duke theksuar angazhimin për realizimin e projekteve dhe detyrave të planifikuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një fotografi nga takimi, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin:
“Mirëmëngjes nga mbledhja me drejtorët e Kryeqytetit. Një javë e re, shumë punë dhe angazhim për Kryeqytetin.”
Me këtë mesazh, kryetari ka bërë të ditur se java e re do të karakterizohet nga angazhimi i institucioneve komunale për avancimin e punëve dhe shërbimeve në Kryeqytet.



