Rizespori bën ofertë për huazimin e Milot Rashicës

27 korrik 2026 | 11:26

Çaykur Rizespor ka bërë hapin e parë për transferimin e Milot Rashicës, duke i dërguar Besiktasit një ofertë zyrtare për huazimin e sulmuesit të Kosovës.

Sipas medieve turke, Rashica është objektivi kryesor i Rizesporit në këtë afat kalimtar, me drejtuesit e klubit që synojnë ta përforcojnë repartin ofensiv për sezonin e ri. Tashmë pritet vendimi i Besiktasit, i cili do të përcaktojë nëse do ta lejojë largimin e 30-vjeçarit në formë huazimi.

Përvoja dhe paraqitjet e Rashicës në futbollin turk e kanë bërë atë prioritet për Rizesporin. Megjithatë, klubi ka përgatitur edhe një alternativë në rast se marrëveshja dështon.

Sipas mediumit turk “Takagazete”, opsioni rezervë është Jesurun Rak-Sakyi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Rizesporit si i huazuar nga Crystal Palace.

Milot Rashica është nën kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027, ndërsa te Rizespori aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës…