Maya Jama mahnit me paraqitjen në finalen e “Love Island”

28 korrik 2026 | 11:28

Prezantuesja e njohur britanike, Maya Jama, tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë finales së spektaklit “Love Island”, ku u shfaq me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim.

30-vjeçarja zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, të përbërë nga një bralette që vinte në pah barkun e tonifikuar dhe një fund transparent me detaje elegante, duke kombinuar pamjen me taka të zeza dhe aksesorë minimalistë.

Maya u ngjit në skenë për të shpallur fituesit e sezonit, Julia dhe Lorenzo, të cilët fituan çmimin prej 50 mijë paundësh pas votimit të publikut.

Paraqitja e moderatores u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan për elegancën dhe stilin e saj, duke e cilësuar një nga pamjet më të spikatura të këtij sezoni të “Love Island”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë ka vijuar me…