‘Populli nuk do të rrijë duarkryq’, Mozziku reagon pak ditë para vendimit për katërshen e UÇK-së

10 shtator 2026 | 13:51

Reperi Mozzik ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” lidhur me zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, duke ngritur pyetje për pasojat që mund të ketë një vendim i pafavorshëm.

Ai ka shprehur shpresën se katërshja do të kthehet në atdhe, por njëkohësisht ka pyetur se çfarë do të ndodhte nëse rezultati do të ishte i kundërt.

Në reagimin e tij, Mozzik ka ngritur shqetësime nëse një skenar i tillë do të ndikonte në historinë e luftës, memorialet dhe bustet e dëshmorëve, njohjet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Drejtësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë, dhe besoj fuqishëm se edhe ata e dinë, se vendimi duhet të jetë i drejtë dhe i lirë”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, artisti ka theksuar se populli i Kosovës nuk do të qëndronte indiferent ndaj asaj që do ta konsideronte padrejtësi.

“Në të kundërtën, ky popull nuk do të rrijë duarkryq përballë asaj që e konsideron padrejtësi. Kjo është e pashmangshme”, ka shkruar Mozziku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e aktiviteteve për modernizimin e infrastrukturës së pagesave…