Policia gjen dokumente të lëshuara nga Serbia në veturën e një kosovari në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë

28 korrik 2026 | 13:55

Një person është proceduar penalisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit në hyrje të Kosovës iu gjetën dokumente të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 korrik, rreth orës 13:15, kur gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, janë gjetur dokumente të ndryshme të personave të tjerë, shtetas të Republikës së Kosovës. Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe certifikata të martesës të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…