Çitaku pas Marshit për Liri: “Kurrë më e bukur nuk është dukur Prishtina”
12 shtator 2026
| 18:54
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas Marshit për Liri të mbajtur sot në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një moment historik.
“Kurrë më e bukur nuk është dukur Prishtina”, shkroi Çitaku, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të të gjitha moshave.
Ajo tha se marshi ishte një thirrje për liri dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi sot morën verdiktin e popullit të tyre. Të pafajshëm!”, deklaroi ajo.



