Ramadani: Konfirmimi i varrezës masive në Zubin Potok do të ishte dëshmi e rëndësishme për krimet e Serbisë
28 korrik 2026
| 20:30
Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me gërmimet në Zubin Potok, duke thënë se vërtetimi i një varreze masive do të ishte një moment i rëndësishëm për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ramadani ka kërkuar që profesionistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të mbështeten në punën e tyre, duke theksuar rëndësinë e procesit profesional të identifikimit të mbetjeve mortore.
Ai gjithashtu ka kritikuar menaxhimin e institucioneve, duke përmendur çështjen e shpenzimeve për ndërtimin e objektit të IML-së dhe duke kërkuar që mbështetja të fokusohet te profesionistët dhe puna e tyre.
Postimi i plotë:



