Al-Ittihad largon Mario Mitajn, mbrojtësi shqiptar pritet të rikthehet në Evropë

29 korrik 2026 | 16:07

Mario Mitaj mund të quhet praktikisht i larguar nga Al-Ittihad, pasi klubi saudit tashmë ka zyrtarizuar transferimin e një futbollisti që pritet ta zëvendësojë mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.

Al-Ittihad ka transferuar Faris Abdinin, ndërsa Mitaj pritet që së shpejti të zyrtarizohet si largim nga skuadra saudite.

22-vjeçari mund të rikthehet në futbollin evropian, me Genoan që raportohet se po insiston për transferimin e tij në Serie A.

Mitaj ka kontratë me Al-Ittihadin deri në vitin 2028, ndërsa klubit saudit iu bashkua në fillim të vitit 2025 nga Lokomotiva e Moskës.

Gjatë aventurës së tij në kampionatin e Arabisë Saudite, Mitaj ka regjistruar 39 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Tani mbetet të shihet nëse mbrojtësi shqiptar do ta vazhdojë karrierën te Genoa apo do të ketë një tjetër destinacion në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 58 persona…