Dukagjini kërkon përmbysjen e madhe në Evropë
Dukagjini do të kërkojë sot përmbysjen e madhe në Evropë, në përballjen e kthimit ndaj Luganos në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Skuadra nga Klina e ka humbur ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër me rezultat 1:0, ndërsa sot do të tentojë ta përmbysë këtë disavantazh dhe të sigurojë një kualifikim historik në raundin e tretë kualifikues.
Klubi kosovar ka bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke e cilësuar sfidën si një mundësi për të shkruar një tjetër kapitull në historinë e tij evropiane.
“Sot luajmë për krenarinë e Klinës, për tifozët tanë dhe për ëndrrën evropiane. Bashkë në çdo duel, bashkë deri në fund!”, ka shkruar Dukagjini në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Luganos do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 16:30.
Dukagjinit i nevojitet një fitore me të paktën dy gola diferencë për të siguruar kualifikimin direkt në raundin e ardhshëm.



