Mbappe dhe aktorja spanjolle Ester Exposito fotografohen së bashku në një jaht luksoz në Sardenjë
Ylli i futbollit francez, Kylian Mbappe po i shijon ditët e pushimit në Sardenjë, ku është parë sërish në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Exposito. Fotot e tyre së bashku në një jaht luksoz kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe kanë nxitur edhe më shumë spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Mbappe dhe ylli i serialit “Elite” janë fotografuar në zonën ekskluzive të Porto Cervo, ku kanë kaluar një ditë relaksuese në bregdet dhe më pas kanë drekuar së bashku.
Në fotografitë e publikuara, futbollisti francez shihet i veshur me rroba banje të gjelbra, duke u relaksuar në jaht dhe duke kontrolluar telefonin e tij celular. Ndërkohë, Exposito shihet me bikini të kuqe të errët, duke shijuar rrezet e diellit.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja është parë së bashku në publik. Disa javë më parë, mediat ndërkombëtare publikuan fotografi të Mbappes dhe Expositos, të cilët dyshohej se po shëtisnin dorë për dore teksa po largoheshin nga një klub nate në Miami, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre janë shtuar gjatë muajve të fundit, megjithatë as Mbappe dhe as Exposito nuk kanë komentuar publikisht për raportimet rreth një romance të mundshme.



