“LULE GJELI” DHE NEPËRKA MIHALI!

29 korrik 2026 | 12:45

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Lumiri i Albinit, Vojsa e Dejonës: Në LDK janë kapur “zotnitë nër veti..”. Në mocionin e fundit, kryetari aktual i LDK-së, Lumi i Xhikës e shpëtoi kokën politike duke u futur nëpër vrimë të gjilpërës deri në kuvendin zgjedhor në vitin 2027, mendoi ai. Kështu nuk menduan të pakënaqurit e LDK-së, që të gjithë veteranë të orëve të para që mblodhën 151 nënshkrime për të thirrur kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut. Në ndërkohë, Vojsa Osmani një frikacake e Guxo-s, si ishi i saj, ish presidente e Kurthit, tash, si seksere e Abdixhikut ka shpenzuar mjete, kafe dhe kohë duke bërë presion te nënshkruesit që ta tërheqin nënshkrimin për ta shpëtuar nga shkarkimi. Pa qenë as anëtare e LDK-së dhe pa pasur mandat për këtë “ndërmjetësim” klandestin. E ka për karrierën e saj! Po ofrojnë poste ministrore, karrierë në diplomaci, borde, punësime dhe imunitet ligjor për vepra penale sipas modelit Martin Berishaj etj. Me një fjalë nënkupton: “të hysh dhëndër, me halete të Kurthit….”.

Madje, pak po angazhohet krahu i Lumirit sa po angazhohet LV-ja për ta shpëtuar Lumirin të cilin po e konsideron si partner serioz për koalicion. Për dallim prej të tjerëve, krahu i Lumirit për Kurthin dhe LV-në është një “fast food” prandaj edhe i përkrahin aq shumë. Krahu i Lumit të Xhikës e ka të theksuar shumë “sindromin e Stokholmit” ndaj Kurthit duke iu bindur me përulësi çdo torture ndaj tyre. Abdixhiku i dhënë në mënyrë epshore ndaj postit, pavarësisht rezultateve, e ka nuhatur se i vetmi person që e rrezikon në të ardhmen ndonëse nuk është në LDK, është Përparim Rama, i biri i Kadrushit dhe nipi i Rrahimit që kanë kontribuar shumë në transicionin emancipues dhe kulturor në Podujevë dhe Llap pas viteve të 60-ta andaj e sulmoi ulët pas koalicionit me PDK-në në Prishtinë anipse Rama e as LDK-ja kurrë nuk do ta fitonin Prishtinën. Jam shumë i sigurt se i vetmi Përparim Rama ka kapacitet në LDK t’i dalë përballë Kurthit dhe, nëse edhe nuk e mund, së paku e dobëson aq shumë e që e futë në korniza të disiplinimit të detyrueshëm. Në çastin kur kryetari i partisë e humbë përkrahjen e gjysmës së partisë besoj se nuk ka nevojë për kurrfarë kuvendi, duhet të largohet dhe t’i ndihmojë partisë. Qartazi, ky refleks nuk reagon te ne prandaj kemi këso situata ku, sipas Luigjit – mbretit Diell, partia jam unë! Uroj që LDK-ja të mos përçahet dhe këtu kontributin më të madh mund dhe duhet ta japë Abdixhiku. Të presim edhe një ditë.

Lule pula dhe gjeli i plehut: Nëse krahasohet me kujdes dhe nga distanca mënyra se si LV-ja erdhi në pushtet dhe si po e mbanë pushtetin, atëherë e gjejmë një copy paste se si Adolf Hitler erdhi në pushtet në Gjermani dhe se si e mbajti atë pushtet. Këtu, Nikolo Makiaveli del të jetë një amater kurse “Të mençurit e Sionit” i ngjajnë një karikature të Simpsonsve! Ose, krahasuar me Cosa Nostran dhe N’draghetën në Itali. Nëse Cosa Nostra e kishte një kodeks nderi, N’dragheta nuk e kishte asnjë! Kështu po sillen edhe gjelat e plehut të LV-së me një gjuhë urrejtjeje të paparë dhe padëgjuar deri më tani. Kanë shkatërruar çdo komunikim normal në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe diasporë.

E pabesueshme deri ku ka arritur urrejtja; antikombëtarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë sot e luftojnë UÇK-në dhe çlirimtarët. Ata që prehrin e Arkanit e kanë pasur djep, sulmojnë vlerat e luftës dhe e sulmojnë Përparim Ramën. Njëri që e udhëheq mendermethënë kronikën e m..it, ekskluzivisht, nga interesi ruso – serb sulmon çlirimtarët, ish të burgosurit politik dhe çdokënd që nuk ia “kruan bishtin Albinit”. Në Kosovë kurrë nuk ka pasur njerëz më të këqij, më grykësa, më hajna, gënjeshtarë, mashtrues, ma injorantë dhe politikisht analfabetë si dhe antikombëtarë se tani. Hiçe këtu Albinin apo Albin Makiavellin. Kur t’i dëgjosh çka flasin, vetëm duhet ta qëllosh se cili është më injorantë, asgjë tjetër! Me këta nuk bëhet koalicion, nuk bëhet asgjë e hajrit. Opozita nuk duhet të tredhet sikur deri tani, duhet t’ia votojë presidentin dhe t’ia kërcet protestave. Në këtë mënyrë rrëzohet Kurthi apo detyrohet të sillet si njeri normal. Në këtë mënyrë nepërka e gjuhës së urrejtjes, Dejona Mihali, ose dërgohet në Burgun e Lipjanit ose dorëzohet në Greqi. Në këtë mënyrë dekriminalizohet krahu mihalist i AKI-së. Në këtë mënyrë normalizohet komunikimi midis shqiptarëve dhe dekriminalizohet gjuha e urrejtjes. Nëse jo, atëherë, në vend të ligjit do të zbatohet e drejta e individit sipas parimit: “dy duar për një kokë..”. Madje është e habitshme si nuk ka shpërthyer situata më herët. Është një rrethanë me fat për Kosovën dhe qytetarët e saj; “po të ishin trima sa janë të poshtër klika antikombëtare që ka kapur çdo gjë, moti do të shpërthente situata…”. Frerët janë në duart e Kurthit. A do të shkojë qerrja e quajtur Kosovë në rrugën e duhur apo do të përfundojë në greminën …….e urrejtjes, varet nga Kurthi, kryesisht por as opozita nuk do të jetë e amnistuar.

Sa shumë i mungojnë sot Kosovës Baca Adem Demaçi, Adem Jashari, Rexhep Mala, Zahir Pajaziti, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe heronjtë e tjerë. Me ta do ta kishim një situatë tjetër, pa ta e kemi këtë situatë ku antivlerat hedhin valle. Asnjëherë shqiptare!
Demin e tërbuar Albin Kurthi mund ta ndalin vetëm dy toreadorë, Hashim Thaçi dhe Përparim Rama!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.P. Restaurant 2025 SH.P.K nga Gjakova shpall të humbur numrin…