Çitaku aleatëve të Thaçit që kërkuan ta prajmë vendimin: Jo falemnderit, nuk e pranojmë, do të rezistojmë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve për ta pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Speciale për katër krerët e UÇK-së.
Ajo ka thënë se “nuk pranohet ky vendim dhe se do ta kundërshtojmë, do të rezistojmë”.
E plotë:
Paskan filluar të reagojnë aleatët historikë të Hashim Thaçit. Ata me të cilët ai punoi që nga dita e parë. Ata me të cilët, bashkë, arritëm shumë suksese e momente historike.
E tash paskan filluar të na thonë: pranojeni vendimin, sepse ka apel…
Faleminderit shumë.
Për ju, ndoshta Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë vetëm njerëz me të cilët, në një moment të caktuar të historisë, keni bashkëpunuar. Njerëz që dikur i keni vlerësuar e lartësuar, aq sa Hashim Thaçin e keni krahasuar edhe me George Ëashingtonin.
Për ne, nuk janë thjesht personazhe të një kapitulli të kaluar.
Për ne, ata janë pjesë e historisë sonë. Janë pjesë e themeleve mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Janë njerëzit me të cilët lidhet një prej kapitujve më të rëndësishëm të lirisë së Kosovës.
Prandaj, shumë faleminderit për këshillat.
Por jo.
Ne nuk e pranojmë këtë vendim.
Do ta kundërshtojmë. Do të rezistojmë.
Deri në fund.
Deri në liri.



