Latifi për ata që tentuan ta shkarkojnë Abdixhikun: Mendoj që do t’i ndëshkojë
30 korrik 2026
| 22:50
Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se Abdixhiku ka dy opsione për grupin që kërkoi shkarkimin e tij, faljen apo ndëshkimin e tyre.
Ai tha se meqë jetojnë në Kosovë e Ballkan, mendon që Abdixhiku do t’i ndëshkojë.
“Ose e ka alternativën me i falë këta që kanë dasht me ia pre kokën, ose me i ndeshku. Meqë ne jetojmë në Kosovë dhe Ballkan unë mendoj që Lumir Abdixhiku do të hakmerret, duke iu kufizuar hapësirën politike derisa e shohin një ditë që janë jashtë asaj shtëpie”, ka thënë ai



