OSBE-ja në Kosovë dënon heqjen e pllakës përkujtimore në Rahovec kushtuar dy gazetarëve serbë

30 korrik 2026 | 09:21

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore në Rahovec, kushtuar dy gazetarëve serbë, Duro Slavuj dhe Ranko Pereniq, të zhdukur në vitin 1998.

“Vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues. Memorialet në nderim të viktimave dhe personave të zhdukur duhet të respektohen dhe ruhen”, thuhet në reagim.

Misioni u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë një hetim të shpejtë dhe efektiv, të mbajnë përgjegjësit përgjegjës dhe të marrin masat e duhura për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Matt Mowers / Newsweek Presidenti Donald Trump ka bërë…