Rama: Patriotizmi në LV sot e paska pushim
13 shtator 2026
| 15:01
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “patriotizmi” i Lëvizjes Vetëvendosje sot është “në pushim”, meqenëse deputetë të kësaj partie e votuan deputeten e Listës Serbe, Tanja Vujeviq për nënkryetare të Kuvendit.
“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me “popullin serb”. Para dy dite po. Sot, jo”, ka shkruar Rama në “Facebook”, duke sjellë në vëmendje refuzimin e para dy ditësh nga LV-ja.
“Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim!”, ka shkruar Rama.



